Aktori i humorit, Muharrem Hoxha prej javësh ndodhet në Pogradec, ku mbeti i bllokuar që pas mbërritjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ai kishte shkuar disa ditë pushimi me bashkëshorten në shtëpinë e tij në Pogradec.
Atje ai ka publikuar këngën e tij të re, e cila është mjaft e lidhur me situatën aktuale kur dikush del nga shtëpia dhe merr një gjobë prej 100 mijë lekësh.
“E krujta vetë”, thotë Muharrem Hoxha në këngën e tij.
Por i pyetur nga moderatori Enkel Demi në emisionin ABC-ja e mëngjesit, me batutë ai lë të kuptohet se nuk do të ishte aq mirëkuptues nëse do ishte gjobitur vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Enkel Demi: Hitin e verës e prisnin nga Enca Elvana, Flori, por e solle tij. Po nëse do e kishe marrë me të vërtetë atë gjobën kështu do silleshe?!
Muharrem Hoxha: O Keli mirë je, nga shtëpia si jeni?! (qesh)
Diskutime rreth kësaj post