Katy Perry është zgjedhur artistja që do të jetë në kopertinën e revistës prestigjoze Vogue.
Në fakt kjo është hera e dytë që këngëtarja është në faqen e parë të kësaj reviste dhe kësaj here ka ardhur me një ndryshim rrënjësor në look.
32 vjeçarja ka pozuar me flokët e verdha platinium, e veshur më një fustan të kuq shumë seksi.
Autorja e hitit “The Firework” ka deklaruar se nuk do të dëshironte të kthehej në moshë të re, sepse gjatë gjithë kohës ka marrë mësime të vlefshme nga jeta.
E pyetur për martesën, Katy ka dhënë një përgjigje shumë të zgjuar” Durimi, arti i të thënit jo, jo çdo gjë duhet të përfundojë në martesë”, ka shtuar këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post