Një ndër shkaqet e shpërthimit të djeshëm të motrës së ekstremistit Kostas Katsifas duket se ishte edhe injorimi që iu bë nga vetë grekët ndaj agjendës së tyre për të mbjellë përçarje dhe konflikt.
Nëna dhe motra e tij ishin përgatitur me banera ku shënohej emri i Katsifas, me të cilat do të merrnin pjesë në ceremoninë në kuadër të Ditës së JO-së, por plani nuk i ka shkuar sipas parashikimeve.
“Jemi grekë autoktonë. Kjo është tokë greke. Epiri dhe Greqia janë një. Këtu jetojnë grekë që nuk flasin gjuhë tjetër. Gjuha jonë e nënës është greqishtja. Jemi të krishterë ortodoksë. Këtë duam ta dëgjojë qeveria shqiptare. Populli nuk ka faj. Udhëheqësit duhet ta kuptojnë se këtu jetojnë grekë, vetëm grekë. Jo grekë dhe shqiptarë”, u shpreh Ermioni Kacifas në gjuhën greke.
Motra e Kostandinos ka kërkuar të zbardhet e vërteta, ndërsa e ëma ka shprehur dëshpërimin për mbështetjen e mohuar.
“Pse nuk u përmend këtu emri i Kostandinos? Nuk kemi të drejta. A nuk e sheh që askush nuk po na mbështet? Humbëm një trim, dha jetën e tij këtu për helenizmin, atdheun, patriotizmin”, tha Vasilia Kacifas.
Thirrjeve të familjarëve “Kacifas jeton, ti na drejton” nuk i është bashkuar asnjë nga të pranishmit në ceremoni, duke vijuar rrjedhën e vet normale.
Kjo e ka acaruar më tepër motrën e ekstremistit të neutralizuar nga RENEA teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë. Pas kësaj ajo doli para mediave greke duke hedhur helm ndaj shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post