Një konflikt midis disa personave në një lokal në Tiranë për pak mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet.
Sipas policisë, personat e plagosur janë E.L 31 vjeç, M.B, 31 vjeç, B.K 33 vjeç dhe A.B 46 vjeç. Policia e lajmëruar nga dëshmitarët shkoi rreth orës 18:40 dhe gjeti në tokë katër të plagosurit, të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën e Traumës në Spitalin Ushtarak.
Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes ndërsa po punon për kapjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post