Ngjyra, dekori, apo detaje të ndryshme të përdorura mund të krijojnë iluzionin optik të një hapësire më ta madhe.
Ja disa truke që mund të përdorni për ta bërë tualetin të duket më i bollshëm.
1-Përdorni ngjyra, tone, dhe nuanca të së njëjtës familje, pasi krijon idenë e thellësisë dhe hapësirës. Muret, pllakat, mobiliet dhe sifonët e përdorur në tualet zgjidhni në ngjyra të përafërta.
2-Vendosni pasqyra të mëdha për të reflektuar dritën dhe krijuar idenë e hapësirës.
3-Mos hezitoni të përdorni ngjyra të errëta si në pllaka, mure edhe mobiliet e tualetit. Përdorni detaje metalike dhe do të shihni se do të krijohet ideja e një ambienti më të madh dhe të gjerë.
4-Veshja e banjës me pllaka në formë mozaiku gjithashtu krijon idenë e një hapësire më të madhe dhe më të bukur. Mozaikët krijojnë idenë e dimensionit dhe shumëllojshmërisë.
Diskutime rreth kësaj post