Disa persona janë identifikuar si autorë të një mashtrimi me qëllim përfitimi në kurriz të një biznesmeni duke i përlarë atij 70 mijë euro kinse ishin zyrtarë shteti, raporton noa.al.
Një aksion i posaçëm hetimor çoi në kapjen e katër prej tyre dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.
Operacioni policor i koduar “Fraud”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona akuzohen se tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një biznesmen, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.
“Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro”, thuhet në një njoftim zyrtar që citon noa.al.
Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Diskutime rreth kësaj post