Duke ndjekur shembullin e Islandës dhe Zelandës së Re, Skocia po prezanton një javë pune katër ditore. Kjo e drejtë do të mund të përdoret nga grupe të caktuara, siç janë prindërit me fëmijë të vegjël, dhe nuk do të ndikojë në të ardhurat e tyre, sepse ata do të marrin një pagë të plotë, sikur të punonin 40 orë në javë.
Sidoqoftë, kjo masë nuk është e pakushtëzuar – ideja është të përmirësohet qëndrimi ndaj punonjësve, por edhe produktiviteti i tyre, dhe që ata të arrijnë të njëjtat rezultate me këto 80 për qind të orëve të punës sikur të punonin me orar të plotë, shkruan bbc.
Kjo është gjithashtu për shkak të rimëkëmbjes nga masat e futura për të kontrolluar coronavirusin, sepse ka një rezistencë të madhe midis punonjësve të zyrës në lidhje me kthimin në punë. Kjo është e kuptueshme nëse merrni parasysh se ata punuan nga shtëpia për 18 muaj.
Skocezët, për të inkurajuar punëtorët të kthehen në punë, dolën me një javë pune katër ditore, pra një fundjavë tre ditore. Për t’u siguruar që popullata e shikon këtë masë në mënyrë të favorshme, ata kryen një sondazh i cili ua konfirmoi këtë.
Rreth 80 për qind e tyre do të donin të punonin në këtë parim. Përqindja e njëjtë, dhe ndoshta të njëjtët njerëz, thonë se kjo do të përmirësonte mirëqenien e tyre.
Diskutime rreth kësaj post