Dorëzimi i Klement Balilit në Policinë e Shtetit vijon të mbetet kryefjala e mediave shqiptare.
Në një intervistë të siguruar me “Eskobarin e Ballkanit” para se ai të dorëzohej, Balili ka thënë se nuk ka prova për të implikuar në krimet per të cilat akuzohet.
Ndër të tjera ai ka thënë se priste një letërporosi nga autoritetet grek që çështja të kalonte në drejtësin shqiptare, kjo ka qënë edhe arsyeja pse vendosi të dorëzohej tani.
Ndërkohë të enjten, Gjykata e Krimeve të Rënda do t’i komunikojë masën e sigurisë Kelment Balilit dhe do t’i njoftojë atij akuzat ku si provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës, si dhe letërporosinë e ardhur nga shteti grek.
“Në bazë të neneve 331 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, bashkëngjitur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 44 të vitit 2016, në ngarkim të personit nën hetim, Klement Balili, i akuzuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal’, ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/ 2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal”, shkruhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Sipas kërkesës, mësohet se dosja hetimore përbëhet nga 30 volume dhe bashkëlidhur fashikullit janë edhe provat materiale.
AKUZAT
1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post