Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim të mblidhet ku do të diskutohet dhe do të merren vendime për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Kastriot Islami tha se verifikimi i firmave do të bëhet po atë ditë kur do të zhvillohet Kuvendi duke e bërë legjitim këtë proces.
“Mbledhja e 18 dhjetorit ka disa probleme, para që drejtohet nga Basha ka disa probleme. Nuk e dimë çfarë është vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga PD. Nëse është vendim duhet të jetë i shkruar të zbardhet dhe të arshivohet. Në momentin kur është i shkruar gjithmonë ka një referencë. Duhet të përcaktohet kush e ka këtë të drejtë për të përjashtuar Berishën, ish-kryetarin dhe kjo është një defekt shumë i rëndë që ka bërë Basha. Berisha nuk përjashtohet dot me statut. Pretendohet se kjo është bërë nga një kërkesë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku është kërkesa me shkrim? A është arshivuar, a është zbardhur kjo kërkesë sepse është shumë e rëndësishme duke thënë se është sekrete. Kjo kryesi nuk mund të marrë vendime sepse nuk është e bazuar në statut. Basha duhet t’i referohet statutit të partisë”, tha Kastriot Islami për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post