Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami e ka cilësuar si një mashtrim të madh formulën e propozuar së fundmi nga PS për listat. Sipas tij ajo që është prezantuar nuk është gjë tjetër veçse mënyrë për të penguar koalicionet parazgjedhore.
“Është një mashtrim i madh që po u bëhet shqiptarëve që kanë kërkuar të kenë ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor. Duke hapur listat. Po prishet koalicionet që quhen të përbëra dhe gjithë kjo histori është bërë nga Edi Rama që është bërë i neveritshëm. Dhe e dyta të pengojë opozitën nëpërmjet prishjes së koalicioneve. Këtu kemi arritur nëpërmjet një këshilli Politik.
Ndryshimi është bërë i njëanshëm pa pjesëmarrjen e opozitës. Ndryshimi është bërë në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Është një shkelje e rëndë e komisionit të Venecias. Është një shkelje e rëndë që evidentoi Merkel dje, që tha se reforma duhet bërë me konsensus. Është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës. Në fund fare është një shkelje që bëhen ndryshime kushtetues enë një parlament ilegjitim me 122 deputetë”, u shpreh ai për ABC News.
Më tej, Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.
Siç thekson ai, është sërish Rama që do të rendisë deputetët e tij. Islami e cilëson si listë të grirë, ndërsa shton se kjo formulë nxjerr jashtë loje partitë e vogla.
“Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zemë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama firon 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merre 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Kur voton 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit.
Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet ai.
Islami shpjegon më tej se partitë e vogla sipas kësaj skeme duhet të marrin 3% të votave në shkollë kombëtare. Kjo, sipas tij është e pamundur dhe çon në dëmtimin e tyre, duke i përjashtuar.
“Për partitë e vogla, duhet të marrë 3% të votave në shkollë kombëtare. Mund të marrë në një zonë edhe 10 mijë vota, por në shkallë kombëtare duhet të marrë 50 mijë vota. Nëse nuk i merr këto ai nuk zgjidhet dot se nuk e lejon sistemi. Lista është e ngrirë dhe paritë e vogla nuk konkurrojnë dot. Ky është një ligj më e keq se ky që kemi sot. U prish punë partive të vogla. Partitë e vogla që janë këta lehaqenët që bërtisnin për listat e hapura, janë të eliminuar me 3% në shkallë kombëtare.
Këta janë të vdekur që në hyrje. Në këto vite vetëm 3 parti kanë marrë 2.5 % të votave. I kanë mashtruar sikur lista është e hapur, por nuk është e hapur.
E gjithë kjo është bërë për të prishur koalicionet. Rama ka personazhe që populli i urre dhe do i vendosë te pjesa e ngrirë e listës. Nëse ke në Tiranë 15 veta, duhen 11 mijë vota që të kalojnë këta 15 vetë.
Kjo ka një mënyrë të bëhet spic duhet. Duhet zbatuar fakti që Këshilli Politik është komisioni i reformës zgjedhore. Populli nuk e kupton sepse ka shkuar të votojë në Kavajë sistem mazhoritar dhe zgjodhën Elvis Roshin. Formula për të hapur listat ka dhe janë shumë të thjeshta. Edhe ju gazetarët nuk e e kuptoni, imagjino populli.
Parlamenti dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh në mashtrimin i madh. Do të shikojnë përsëri deputetët kukulla që i ka vendosur Edi Rama. Partitë e vogla nuk do jenë në parlament sepse nuk e kanë marrë 3%, por do kenë marrë tendera.
Kjo ka vetëm një mënyrë të kalohet në Këshillin Politik. Këtë gjë ndërkombëtaret e kanë kërkuar. Rama do t’i bjerë murit me kokë, le ta bëjë, do të jetë një Lukashenko”, theksoi Islami.
Diskutime rreth kësaj post