Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami tha se nuk është çudi që PS të shkojë në zgjedhje e shpartalluar.
“Unë besoj se fërkimi kryesor në Shkodër nuk është mes socialistëve dhe Rilindjes. Është më tepër mes njerëzve të Rilindjes dhe anonimëve. Po të shohësh edhe ministrat e rinj janë emra të padëgjuar në politikë.
Kryesisht ka dy pllaka që po fërkohen; ajo e Rilindjes që është në dobësim e sipër dhe pllaka e anonimëve që Rama po mundohet të krijojë për të ushtruar pushtetin e tij të pakufishëm në qeverisjen e vendit.
Unë mendoj që kjo që ka ndodhur në Shkodër, gradualisht do të ndodhë edhe në vendet e tjera. Nuk është çudi që PS të shkojë në zgjedhjet e ardhshme e shpartalluar,” tha Islami.
Diskutime rreth kësaj post