Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladic, ka apeluar kundër dënimit për gjenocid dhe krime lufte.
Mlladic, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar në nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.
Gjykata kishte vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje, raporton Klan Kosova.
Në korrik të vitit 1995, Mlladic e kishte udhëhequr rrethimin e Srebrenicës, kurse kishte marrë pjesë edhe në sulmet terrorizuese ndaj qytetit të Sarajevës dhe burgosjet e ushtarëve të UNPROFOR-it.
Pas 16 vjet të fshehjes në Bosnje dhe Serbi, ai u arrestua më 26 maj të vitit 2011, në Vojvodinë, kurse procesi gjyqësor ndaj tij filloi më 16 maj të vitit 2012.
Diskutime rreth kësaj post