Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dha këtë të shtunë vendimin në lidhje me kërkesat e partive të opozitës për rivotim dhe rinumërim në Qarkun e Beratit. KAS ka vendosur që të marrë në shqyrtim disa prej materialeve zgjedhore në disa qendra votimi në Berat.
Administrata e KQZ-së duhet të sigurojë transportin dhe më pas hapjen e kutive të këtyre QV-ve ku kryesisht do të merren procesverbalet, tabelat përmbledhëse, tabelat për subjektet, tabelat për kandidatë dhe shënimet në regjistra Në rast se do të hasen paqartësi dhe problematika në këto prova që do të marrë KAS, atëherë do të ketë rinumërim të votave në Qarkun e Beratit.
Avokati i LSI kërkoi vendimmarrje objektive nga KAS, duke listuar dy kërkesat kryesore: Shpalljen e pavlefshme të votimeve në nivel qarku dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Pretendimet e LSI-së:
“Të nderuar anëtar të KAS-it parregullsitë e listuara nga ana e LSI, të vërtetuara sipas akteve shkresore dhe procedurave të mbajtur nga personat e caktuar për detyrat zgjedhore sjellin të gjitha…një rezyme të përgjithshme për shkak të pavlefshmërive të shumta të ndodhura në ZAZ-të dhe QV-të e këtij qarku, gjë e cila ndikoi. Pavlefshmëria është totalisht e vërtetuar në materialet zgjedhore dhe aktet që ju kemi vënë në dispozicion, akte të cilat janë prodhuar nga anëtarët e KZAZ-ve përkatëse apo grupet e numërimit.
Fakti i tabelave përmbledhëse për kandidatët në shumë QV të cilat për mangësi të procesverbali nuk janë numëruar por janë vlerësuar me zero, ashtu sic dispononi edhe ju nga aktet tona të depozituara në cilësinë e provës materiale, është një shkelje e ligjit për shkak se vota nuk është lexuar. Vullneti i qytetarit nuk është lexuar. Kandidatët nuk janë shpërblyer përmes votive personale, ky fakt është shumë i rëndë. Duke vlerësuar se nga ana juaj do merret një vendimarrje objektive duke shpallur të pavlefshëm votimet në këto ZAZ dhe në këto QV, dhe duke kërkuar që në këto QV të ribëhen zgjedhjet në nivel qarku, përfundimisht i kërkojmë KAS shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në qarkun Berat, sipas QV-ve të listuara, përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Berat”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post