Bankat qendrore në BE-në do të nisin këtë muaj ndalimin e prodhimit të kartëmonedhave 500 euro. Il Sole 24 orë shkruan se nga printimi i tyre heqin dorë në fund të muajit prill Banka Qendrore austriake dhe ajo gjermane.
Vendimi për këtë në fakt është marrë gati një vit më parë. Në maj të 2018, Banka Qendrore Europiane vendosi të heqë gradualisht nga qarkullimi monedhën, pasi prerja mund të ndihmojë aktivitetet kriminale.
Për sa u përket kartëmonedhave 500 euro në qarkullim pritet që ato të jenë të vlefshme gjithnjë e mund të këmbehen pranë bankave qendrore të Eurosistemit në çdo kohë.
Kartëmonedha mund të përdoret si mjet pagese pa kufizime kohore por duke qenë se nuk do të printohet më është e paevitueshme se do të shkojë drejt tërheqjes së plotë nga tregu gradualisht.
Kartëmonedha 500 euro u prodhua me kërkesë të Gjermanisë, e cila do të zëvendësonte kështu kartëmonedhën e saj të mëparshme 1 mijë marka. Franca ka kryesuar vendet që kishin interes për ta nxjerrje jashtë përdorimi. Franca përdor vetëm 3 për qind të kartëmonedhave qarkulluese.
Diskutime rreth kësaj post