Një 70-vjeçare ka gjetur vdekjen në zonën e Devollit pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të martë.
E moshuara me inicialet L.K. është përplasur nga një karrocë që tërhiqej nga një kalë.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe ka nisur veprimet proceduriale ndaj shtetasit me inicialet S.S., 41 vjeç, i zoti i karrocës që aksidentoi të ndjerën.
Diskutime rreth kësaj post