Prej dy ditësh është vënë re një përplasje në distancë mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe deputetes së LSI, Monika Kryemadhi.
Pasi Edi Rama kërkoi publikisht që Monika Kryemadhi të mos merrej seriozisht, deputetja ka reguar me fakte konkrete duke kërkuar që të paktën mbyllja e dyqaneve të merret seriozisht.
Ditën e sotme ka qenë Bujar Kapexhiu ai që ka krijuar një karikaturë që ilustron më së miri përplasjen Rama-Kryemadhi.
“Po tani?! Këtë merreni seriozisht”, thotë Kryemadhi ndërsa Rama qëndron i shtangur me dorë në mjekër.
Diskutime rreth kësaj post