Monologu i Alketa Vejsiut për Shqipërinë në Sanremo, ashtu sikurse pritej, ka ngjallur mjaft debat. Njerëzit janë të ndarë si gjithmonë në pro dhe kundër mënyrës se si moderatorja u shfaq në festivalin italian.
Për sekretarin për marrëdhëniet me mediat në PS, Alfred Peza edhe sikur të shkëlqesh gjithmonë do të ketë njerëz që kritikojnë.
Ai i ka dhënë disa këshilla Alketës si gazetar.
Alfred Peza shkruan:
“Në dalsh në Sanremo, do të të thonë se ti nuk e ndrite Festivalin e RTSH, ndaj edhe s’duhej të ishe në RAI.
Në veshe fustan ngjyrë rozë, do të thonë pse nuk e veshe blu.
Në u veshe me të kuqe, do të thonë pse nuk e veshe mavi.
Nëse u veshe me “Dolce& Gabbana” do të thonë pse nuk e qepe te rrobaqepsja e lagjes sime.
Nëse fole shpejt në skenë, do të thonë se deri mbrëmë ne e dinim që vetëm italianët flisnin ashtu.
Në fole vetëm italisht, do të thonë se pse nuk e the një fjalë edhe shqip.
Në fole shqip e na përshëndete të gjithëve, mua më mbeti shumë hatri se e doja veç.
Në pushtove të gjitha mediat italiane, ca shqiptare nuk e dhanë se kishin gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.
Në the se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, do të thonë se ne kemi Elseid Hysajn.
Në ishe në skenë përkrah Georgina Rodrigues, do të thonë pse nuk more me vete edhe një nga ato vajzat tona që bëjnë selfie me çunat kuqezi.
Në fole fjalë të mëdha për Roberto Benigni-n, një fjalë mund ta thoje dreqi e mori edhe për Robert Ndrenikën.
Në do këndosh në skenën e Sanremos, do të thonë se ti vetëm duhet të flisje.
Në vetëm do flisje, të duhej patjetër që të këndoje se ai është festival dhe jo një vend ku grihet sallatë.
Në dole një herë të vetme në skenë, ky do të ishte vërtetë kulmi i karrierës tënde.
Në dole shpeshherë, do të të thonë se Italinë e paska marë lumi më keq se Shqipërinë, që nuk paskan patur të tjerë që të flisnin në vendin tënd.
Aq për sot, se kam frikë mos të ikën edhe pini edhe puku.”
Diskutime rreth kësaj post