Në kuadër të operacionit ”Speed”, Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e këtyre e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Në pranga ra shtetasi Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3” të qytetit bregdetar.
Sipas Policisë, u krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..
Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post