Një gomone e mbushur me kanabis është sekuestruar në Vlorë, tek Gjiri i Petrunës pranë Karaburunit, e bërë gati për të transportuar lëndën narkotike.
Edhe pse nuk është zyrtarizuar akoma, dyshohet se në gomone është gjetur rreth 1 ton kanabis.
Mësohet se trafikantët e kanë braktisur gomonen sapo kanë kuptuar se janë zbuluar nga Policia.
Operanioni policor nga Delta Forca, Policia e Shtetit dhe Forcat Detare vazhdon akoma për të bërë të mundur kapjen e trafikantëve.
Diskutime rreth kësaj post