Një shqiptar u vu në prangat e policisë greke pasi u kap duke ruajtur 130 kg hashash në një pyll të Kosturit.
Droga ishte ndarë në 29 pako, të cilat ishin fshehur brenda 6 valixheve dhe një thesi.
Sipas autoriteteve atje, droga peshonte 129.97 kilogramë.
Policia gjithashtu konfiskoi një telefon celular. 27-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Greqi, do të paraqitet në Prokurorinë e Kosturit për t’u njohur me akuzat.
Diskutime rreth kësaj post