Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati edhe me 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Afati i hetimeve ishte data 17 korrik por tashmë ato do të shkojnë deri në mes të muajit tetor. Kërkesa për zgjatje të hetimeve u bë pasi prokurorët janë në pritje të përgjigjes së letërporosive që i janë dërguar autoriteteve italiane dhe atyre greke.
Po dje, u raportua se prokurorët kërkuan zgjatje të hetimeve pasi kanë zbuluar një udhëtim ë ri që ka bërë ish-ministri i Brendshëm, me jaht nga Mali i Zi në drejtim të Leçes, në Itali. Sipas saj që raporton ‘Panorma’, ky udhëtim i ish-ministrit nën hetim për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, është zbuluar së fundmi nga grupi i prokurorëve që po heton për aktivitetin e tij, pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar.
Burimet, shkruan më tej ‘Panorama’ thanë se në këtë telefon janë gjetur foto të Saimir Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Ndërsa mësohet se fotot që dokumentojnë këtë udhëtim të dyshimtë, janë bërë në verën e 2017-s, pak javë para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të niste hetimin ndaj ish-ministrit Tahirit.
Diskutime rreth kësaj post