Sekuestrohet tjetër gomone me kanabis në brigjet italiane që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Guardia di Finanza, ka sekuestruar një ton kanabis, pjesa më e madhe e të cilës ishte hedhur në det gjatë ndjekjes.
Gjatë operacionit, policia arrestoi një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si M.Nazëraj nga Fieri.
Lidhur me sekuestrimin e dorgës reagoi edhe policia shqiptare e cila bën me dije se operacioni ishte i përbashkët.
“Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhës kundër trafikimit të narkotikëve. Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve për hetimin e plotë të rastit.
Diskutime rreth kësaj post