Policia e Krujës ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për disa vepra penale, mes të cilave edhe ajo e vrasjes me dashje, mbetur në tentativë.
31-vjeçari nga Kruja Ardian Gjebeshi (Merlika), ishte në kërkim prej vitit 2015 kur Gjykata e Krujës kishte vendosur në mungesë ndaj tij, masën “arrest me burg”. Në atë kohë, ai akuzohej për plagosjen e një 25-vjeçari me inicialet E.N ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor 2015 në qendër të qytetit të Krujës. Veprat penale që rëndojnë ndaj tij janë: “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve në ambiente të hapura publike pa leje të organeve kompetente shtetërore”.
Por ndërkohë, gjatë kohës së arratisë, Ardian Gjebeshi është përfshirë në një tjetër ngjarje, kur në qershor të 2016-ës, ka plagosur sërish një person, ngjarje e ndodhur në fshatin Kallmet. 34-vjeçarin me inicialet A.M,. për motive të dobëta të çastit. Ai u arratis pas ngjarjes, ndërsa e vënë në ndjekje të tij, Policia e Lezhës dhe ajo rrugore, mundën të gjejnë vetëm makinën e tij Benz-Class, pasi 31-vjeçari bashkë me dy bashkëpunëtorë braktisën mjetin të gjendur nën presionin e frikës.
Diskutime rreth kësaj post