Një sasi droge është kapur mbrëmë nga Policia Kufitare e Turqisë në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Socialist Shqiptar.
Lajmin e bën të ditur gazeta Panorama. Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit.
Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsalas. Anëtarët e FRESSH, kryesisht studentë, shoqëroheshin në këtë udhëtim nga Artur Micko, nënkryetar i forumit, njëkohësisht Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit. Të rinjtë e FRESSH thonë se nuk kanë pasur dijeni për këtë ngarkesë.
Ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen, që pritet të zbardhet në vijim.
Diskutime rreth kësaj post