Policia e Durrësit ka sekuestruar 130 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të gjetur në një mjet kamion të një kompanie konfeksionesh në Portin e Durrësit.
Droga u gjet mbrëmjen e së premtes dhe në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Policia thotë se droga ishte e mbështjellë në 100 pako në kamionin tip Benz me targa AA 143 NC e fshehur në brendësi të një dërgesë me konfeksione që do të eksportoheshin në Itali.
Kjo ka bërë që policia të dyshojë se edhe lënda narkotike e fshehur në këtë dërgesë të kishte destinacion tregun italian.
Policia thotë se është duke vijuar hetimet, ndërkohë që ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A.X., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe pronar i kompanisë në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post