Policia greke arrestoi një shqiptar dhe një greke të cilët u kapën me një sasi prej 1.1 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë.
Operacioni policor u zhvillua në ishullin e Kretës ku shqiptari 44-vjeçar dhe grekja 32-vjeçare u kapën teksa po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike me paratë.
Nga peshimi i pakos, rezultoi se në të ndodheshin 1.1 kilogramë kokainë.
Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan 40 mijë euro që i kishte me vete.
Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën edhe 70 mijë euro të tjera dhe 69 gramë kokainë e ndarë në 37 doza.
Sipas informacioneve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ishte shpërndarës në qytetin e Chanias në ishull. Ndërkohë, grekja ishte furnitorja e tij.
Diskutime rreth kësaj post