Gjatë mbrëmjesë së djeshme është sekuestruar një sasi e madhe kokaine në një kamion në portin e Durrësit.
Kamioni me drogë u kap në përpjekje për të lënë portin e Durrësit drejt Italisë ku mendohet se do të ishte edhe destinacioni i drogës.
Përgjatë gjithë natës në Drejtorinë e Kufirti kanë qenë të stacionuar punonjës të krimeve të rënda.
Burime të Fax News, bëjnë me dije se përflitet për rreth gjysmë toni kokainë të sekuestruar.
Sasia e kokainës është kosntatuar e fshehur brenda kamionit dhe është pikasur gjatë procedurave të kontrollit të mjetit.
Drejtuesi i kamionit në dëshminë e parë për policinë, ka mohuar të kishte dijeni për transportin e drogës.
Diskutime rreth kësaj post