Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve të policisë në pikën kufitare të Qafë Thanë, pasi dyshohet të jenë përfshirë në trafik droge. Urdhri për arrestimin e tyre është dhënë pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 tonë drogë në Itali, në shkurt të 2017.
Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivët e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotikë, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.
Ne baze te hetimit te Prokurorise, Gjykata per Krime te Renda ka caktuar masen e sigurise, te cilat jane zbatuar mbremjen e sotme nga Sherbimi i Ceshtjeve te Brendshme, per efektivet e policise:
1.Clirim Pepa, pergjegjes turni
2. Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
3. Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje
4. Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje
Diskutime rreth kësaj post