Policia greke ka vënë në pranga tre shqiptarë, të kapur në flagrancë me rreth 15 kg kanabis sativa.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, lënda narkotike është sekuestruar në Selanik.
Shqiptarët e arrestuar mësohet të jenë të moshave respektivisht 28 dhe 40 vjeç, ndërsa emri i tyre nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke, droga vinte nga Shqipëria, ndërsa dy trafikantët kishin si synim që ta shpërndanin atë tek përdoruesit.
Diskutime rreth kësaj post