Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej rreth 110 kg kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga edhe një shtetas shqiptar dhe një grek.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, droga është zbuluar në aksin rrugor Janinë-Kozani.
Gjatë një kontrolli në automjetin me të cilin atat po udhëtonin, u zbulua sasia e lëndës narkotike, e ndarë në 25 pako.
Arrestimi i tyre u krye pas sinjalizimeve që dispononte departamenti i anti-drogës i Janinës.
Diskutime rreth kësaj post