Insituti i Studimeve Politike, ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në Parlamentin e Shqipërisë, ku tashmë prej tre seancash deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Kaosi në Parlament, reagon ashpër ISP dhe i bën thirrjen e
Përmes një reagimi zyrtar ISP i ka bërë apel Kuvendit të rikthehet në dialog dhe normalitet insitucional, pasi kjo situatë e cila është duke u regjistruar përgjatë javëve të fundit është e papranueshme dhe është në shkelje të Rregullores dhe Kodit të Sjelljes.
Instituti i Studimeve Politike thekson se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvend, të cilat janë shoqëruar me incidente të rënda, bllokim të punimve, mbledhje të parregullta, vendimarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, 2 nëntor, janë listuar 35 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit.
“Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvend, të shoqëruara me incidente të rënda, bllokim të punimeve, mbledhje të parregullta, vendimmarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe së fundi, seancë plenare me datë 2.11.2023 në kundërshtim me parimet e integritetit, Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit. Stafi i ISP, i cili po monitoron respektimin e parimeve të transparencës dhe të integritetit në parlament ka listuar 35 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit”, thuhet në reagimin zyrtar të ISP.
SHKELJE TË RREGULLORES SË KUVENDIT (2.11.2023)
Neni 44, pika 2, Fillimi i seancës plenare
Neni 44, pika 3, Njoftime në seancën plenare
Neni 46, pika 1, Lista e diskutimeve
Neni 46, pika 2, Hapja e diskutimeve
Neni 46, pika 3, Marrja e fjalës në seancë
Neni 46, pika 6, Diskutimet sipas grupeve
Neni 48, pika 1, Koha e diskutimeve
Neni 49, pika 1, Çështje të procedurës
Neni 52, pika 1, Ndërprerja e seancës plenare
Neni 55, pika 1, Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare
Neni 55, pika 5, Shumica që kërkon votimi
Neni 56, pika 1, Verifikimi i kuorumit
Neni 57, pika 1-4, Votimi
Neni 60, pika 1, Votimi i fshehtë
Neni 62, pika 1, Rregulli dhe sjellja
Neni 62, pika 2, Kodi i Sjelljes
Neni 67, pika 1 Paraqitja në seancë plenare
Neni 73, pika 1, Diskutimet në parim të ligjeve
Neni 73, pika 2, Sqarime nga ministri përgjegjës
Neni 74, pika 1, Prezantim e diskutimi në parim
Neni 74, pika 2, Diskutime për ligjin / aktet
Neni 74, pika 4, Deklarimi i kohës së votimit
Neni 75, pika 2, Diskutimi nen për nen
Neni 77, pika 1, Votimi në tërësi
SHKELJE TË VENDIMIT 61/2018 KODI I SJELLJES (2.11 2023)
Neni 3, pika ç) Zbatimi i Rregullores dhe Kodit
Neni 3, dh) Transparenca dhe përgjegjshmëria
Neni 5, pika 1, Deputeti dhe standardet e sjelljes
Neni 6, pika 1, Gjuha jo parlamentare
Neni 6, pika 2, Ndalimet e denigrimit / ligjërimit
Neni 7, pika 3, Votimi për të tretët
Neni 8, pika a, Solemniteti dhe imazhi i Kuvendit
Neni 8, pika c, Komunikimi me fjalë kortezie
Neni 8, pika ç, Veshje zyrtare në Kuvend
Neni 8, pika 2/b, Veprime ose gjestikulacione të pahijshme
Diskutime rreth kësaj post