Situata nga më të çuditshme janë shënuar ditën e sotme jashtë Kuvendit, ku deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën. Pamë Flamur Nokën që sulmonte një gardist, Dash Sulën, i cili i hipi në qafë një tjetër gardisti në tentativë për të hyrë në parlament.
Mirëpo çudirat nuk janë parë vetëm jashtë Kuvendit, por edhe brenda ambienteve. Deputëtët i janë nënshtruar një kontrolli, kjo pasi gjatë seancave të fundit janë futur flakadanë në Kuvend.
Në hyrje të Kuvendit ishte një skaner, ku deputetët e PD, duhet të kalonin xhupat apo çantat. Korreshi nuk ka pranuar, duke u shtrirë në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.
Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O dashi mbaje pak të hy në skaner që të më kontolloni.
Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.
Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.
Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.
Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin.
Diskutime rreth kësaj post