Prej dy muajsh është kthyer në “traditë” që pas çdo seance parlamentare, deputetët e PS të kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokratë për shkak se nuk lejojnë zhvillimin normal të punimeve të parlamentit.
Pas kaosit të shkaktuar ditën e djeshme në Parlament, socialistët kanë kërkuar që Komisioni i Etikës të përjashtojë nga punimet e parlamentit Saimir Korrëshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli pasi krijuan kaos dhe ndezën tymuese gjatë seancës.
Tensione dhe përplasje të ashpër deputetët e PD patën edhe me gardën në hyrje të parlamentit, për shkak se deputetët e përjashtuar tentuan të futeshin në seancë. Mes tymit dhe kaosit, PS miratoi dje vetëm me votat e saj rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.
Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post