Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike. Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama.
Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës.
Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!
Rama: Merre nxirre jashtë atë?!
Paloka: Na tregon ti mandatet ne!
Diskutime rreth kësaj post