Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi është shprehur kundër lëvizjes së Rithemelimit për të shkaktuar kaos në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare. Në një studio televizive Shehi tha se rruga e zgjedhur është një rrugë pa krye.
“Jam që opozita duhet të hyjë në parlament. Ndryshe po humbim disa të drejta të vogla që na kanë mbetur. Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim. Unë them se kjo është një rrugë pa krye. Kjo nuk na çon në maj, kush e di me ça shtegu tjetër dilet. Është një rrugë e provuar është tashmë e provuar. Ne kemi bërë dy vite këtë punë. Dolëm në bulevard mijëra njerëz dhe sot mbase nuk është kapaciteti që të mbledhim aq shumë njerëz. Kjo është një histori që përsëritet. Kjo rrugë nuk të çon kurrkund.
Ne duhet të hymë në parlament, të merremi me betejat parlamentare. Nëse ne refuzojmë një të drejtë që na jep ligji për të folur në parlament them se bëjmë një gabim të madh. I shërben vetëm Edi Ramës dhe Sali Berishës. Këtyre të dyve u duhet se midis Ramës dhe Berishës është një hapësirë bosh. Kemi nevojë të prodhohen ide te reja personazhe të reja. Në një farë mënyre e gjithë kjo situatë i shërben Edi Ramës. Kemi aty çdo ditë aty të njëjtë njerëz.” – tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post