Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për situatën e krijuar në Kakavijë.
Demokrati ka postuar një video në facebook, pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama në shkurt të 2013 ku ngrinte pyetjen se përse ikin shqiptarët, dhe thotë se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të rrinë e të ikin të dështuarit që qeverisin.
Reagimi i plotë:
“Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e një atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!
Radhët në Kakavijë janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.
Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.
Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.”, – ka shkruar Salianji.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post