Duke folur për krizën në Afganistan, presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se vendet e tjera nuk duhet t’i imponojnë vendit vlerat e tyre. Sipas tij, Talibani tashmë e kontrollon pjesën më të madhe të vendit, dhe ky është një realitet që duhet pranuar.
Putin shtoi se ai shpreson që talebanët t’i mbajnë premtimet e tyre dhe të rikthejnë rregullin në Afganistan. Këto janë komentet e para që lideri rus ka bërë rreth krizës në Afganistan. Rusia ka një histori të komplikuar me Afganistanin. Në 1978, gjatë Luftës së Ftohtë, pati një grusht shteti komunist në vend – kryengritjet kundër tij më pas çuan në pushtimin e trupave sovjetike vitin e ardhshëm.
Forcat sovjetike luftuan kundër kryengritësve xhihadistë lokalë, të njohur si muxhahidinë, të cilët u mbështetën nga SHBA dhe Pakistani. Lufta sovjetiko-afgane zgjati 10 vjet dhe ishte shkatërruese për vendin, me rreth një milion afganë të vrarë. Pas luftës, përplasjet midis luftëtarëve të ndryshëm muxhahedinë sollën ngritjen e talebanëve.
Ndërkohë, situata në jashtë aeroportit të Kabulit vijon të jetë kaotike. Me mijëra qytetarë presin që të kenë mundësinë t’i hipin një avioni dhe të largohen nga vendi. Më herët gjatë ditës, NATO u dha ultimatum talebanëve që të lejojnë afganët që duan të largohen që të futen në aeroport.
Diskutime rreth kësaj post