Rreth 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.
Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie. Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.
Edhe pse kalojnë borëpastrueset, mjetet e vogla me goma verore dhe pa zinxhirë bllokojnë sërish rrigën duke bërë që autokolona të lëvizë shumë pak. Policia ka devijuar trafikun në rrugën e vjetër, nga Klosi drejt Burrelit.
Diskutime rreth kësaj post