Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër në lidhje me lejen e ndërtimit që është dhënë për ndërtimin e një kulle 58-katëshe në zemër të Tiranës, pas Operas.
Vasili shkruan se Tirana është kthyer në një vatër të helmuar betoni dhe se kryeqyeti përditë po jua shkurton jetën njerëzve.
Reagimi i Vasilit:
“Kanibalet urbanë tjeter kafshim 58 katesh ne zemer te Tiranes!
Muaj me pare e kam denoncuar me shume force dhe dhimbje thiken tjeter 58 kateshe, qe po i fusin ne zemer Tiranes.
Nje kulle 58 kate betoni eshte thika me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes.
Mu ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter moster prej betoni.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë.
Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s’kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.
Presin qytetaret ndonje cm2 gjelberim dhe Veliaj ju jep vetem beton.
Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.
Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne.
Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.
Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.
Paturpesia s’ka kufi, gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate.
Kanibalet urbanë po shqyejne gjithshka.
Tirana nuk ekziston më.
Nje ferr betoni i ka zene vendin Tiranes!
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012, në pronësi të Ilir Shtufit do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.
“Nova Construction 2012” është përfituese e shumë tenderash nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompani të tjera. Ajo ka ndërtuar edhe godina të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower”, “Tirana Garden Building” dhe “Tirana Entry II”.
Mount Tirana
Projekti Mount Tirana u prezantua në tetor të vitit të kaluar në një aktivitet të posaçëm për përzgjedhjen e qëndrës shumëfunksionale të Tiranës. “Mount of Tirana” nga Cebra u shpall projekti fitues në një konkurs ku garonin 5 projekte nga studio të huaja.
Juria që shpalli fituese Mount of Tirana ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti dhe Freek Persyn.
Fillimisht Mount Tirana u prezantua se do të ishte 185 metra e lartë, por varianti përfundimtar i saj është rritur në 205 metër lartësi. Miratimi i kullës më të lartë në Tirana vjen në kulmin e debatit për betonizimin masiv të kryeqytetit me kulla shumëkatëshe. Kjo garë është bërë aq e ethshme sa rekordi i lartësisë së kullave thyhet vit pas viti”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post