Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh sot pro për një ndryshim të ligjit gjerman për të lehtësuar largimin e azilkërkuesve apo refugjatëve që shkelin ligjin, pas dhunës së Vitit të Ri në Këln.
Legjislacioni mundëson aktualisht vetëm dënimin me të paktën tre vite burg për të mundësuar largimin e një azilkërkuesi gjatë shqyrtimit të dosjes së tij, me kushtin që jeta e tij apo shëndeti të mos rrezikohet në vendin e origjinës.
Merkel u shpreh pro ndryshimit të ligjit pasi qeveria gjermane zbuloi se një shumicë e refugjatëve figuronin mes të dyshuarve të identeifikuar deri tani nga policia federale gjermane për dhunën që ndodhi gjatë Vitit të Ri në Këln.
Kryesia e partisë së Merkel, e mbledhur në Mayence deri të shtunën për të debatuar mbi pasojat e ngjarjeve në Këln, synojnë të kërkojnë gjithashtu që azilkërkuesit dhe refugjatët të humbasin statusin e tyre në rast se dënohen me burg.
Diskutime rreth kësaj post