Goran Bregovic do të jetë i ftuar tek festa e birrës në Korçë, kjo ka sjellë një lumë reagimesh të shumta. Ndër këngëtaret e para që reagoi në lidhje me këtë ngjarje ishte këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, e cila është nuse në Shqipëri.
Duke e ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, këngëtarja informoi se llogaria e saj në Facebook është raportuar gjë që ka bërë që asaj ti shkojë një email verifikimi.
“Seriozisht! Po si me Facebook si pa, historinë nuk kemi me lënë me ndryshu edhe pikë”, ka shkruar Luma në InstaStory.
Emra të shumtë artistësh kanë reaguar kundër ardhjes së Bregoviç si: Capital T, Frederik Ndoci, Noizy, Big Basta, Besa Kokëdhima, Gold AG, Adriana Matoshi, Eni Koç e shumë të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post