Plot 11 persona që kishin organizuar dhe punonin për grirjen dhe paketimin e hashashit në një magazinë në Laç, janë dërguar në gjykatë si të pandehur. Mes personave të pandehur janë dhe efektivë policie dhe një biznesmen në këtë zonë.
Sipas prokurorisë Lavdim Neziri (Nelaj), Lefter Nelaj,Bledar Baboçi,Elton Haxhiu, Hashim Nelaj, Sami Balloku, Astrit Tafaj,Aldo Xhaferri,Bajram Hidri, Alban Gjergji dhe Bashkim Kodra. Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal, ku mes të cilëve është arrestuar dhe një efektiv polici, i quajtur Zan Kasmi.
Ky i fundit, pjesë e komisariatit të Laçit, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.
Policia thirej “Ujku”
Gjatë gjithë komunikimeve në telefon me Lefter Nelaj, ata kanë folur në mënyrë të koduar, ku “Ujku” thirrej “Policia” dhe “Keca” droga e mbjellë në parcela dhe e grumnulluar në magazina. Pikërisht ky person i paindentifikuar, e ka informuar biznesmenin sipas urdhërave që i ka dhënë polici, duk i pohuar se:“…ujku ka ardhur për të therur keca në një vend….”. Ndërkohë që gjatë bisedës më tej informatori i thotë biznesmenit se:“…ujku është futur aty dhe nuk i dihet se ku mund të bëj dëm, mund të bëj dëm gjithandej por mund të mos hajë asgjë kund…”.Nga bisedat e përgjuara personi i parë, që rezulton të jetë polici Zan Kasmi shpreson dhe se tek parcelat e tyre do jetë gjithçka në rregull. Ndërsa personi i dytë i thotë se nuk di asgjë, nëse parcelat dhe magazinat nuk do prekeshin. Personi i kërkon personit të parë që të interesohet pasi ata (punonjësit i policisë) kanë ardhur deri afër, kanë ardhur gjatë natës. Ai shprehet se ka qenë mjegull, por shpreson që “ujku” të mos ketë bërë ndonjë dëm.
I paidentifikuari :…mori ai miku (polici)…nesër, pasnesër mbazdite kan për t’ardhë një copë herë me pi kafe. (pra, do kalonin policë për operacion anti-kanabis)
Lefter Nelaj: Si? Po a ka maru pun ai…?
I paidentifikuari:S’di gja.
Lefter Nelaj: A je tu e marr njiher n’telefon?
I paidentifikuari: Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?
I paidentifikuar:Po…nesër tha, jena për rrugë mjes, masi t’pime kafe dikun tha..se kanë punët e veta o burr..se kan për të shku me therr do keca me i ven, edhe kur të kthejn kan për t’ardhë me pa ato tujet.
Lefter Nelaj: Dmth nesër vijn aaaa?
I paidentifikuar:Për zotin masdite tha…po pa merak o burr tha se ska pse me u ash’tuna…
Lefter Nelaj: Për siguri mere e thuj se nesër nuk bohemi për kafe,se nuk kena mundsi me ik shpejt.(pra, të gjendej mundësia të shtyhej operacioni policor në zonën e tyre).
Biznesmeni mori garanci nga policia
Nga hetimi i deritanishëm, rezulton se personi kryesor i këtij grupi është biznesmeni Lefter (Luftetar) Nelaj,ka mbjellë dhe kultivon parcela me bimë narkotike në zonën e Malësisë së Kurbinit. Rezulton gjithashtu se ai është përfshirë në kultivimin e kësaj bime edhe në ambjente të mbyllura, ku sigurohet kultivimi në kushte artificiale (ndriçim dhe ngrohje me llampa).
Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Nelaj ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Po ashtu, nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cënohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit.
Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimit të lëndës narkotike pas procesit të përpunimit. Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se subjektet e këtij procedimi penal, në veprimtarinë e tyre të kundraligjshme, janë organizuar dhe funksionojnë në formën e grupit të strukturuar, ku dalin qartë, personat që kanë financuar këtë aktivitet, personat që drejtojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë në terren dhe lidhja e tyre me punonjës të policisë të cilët sigurojnë që parcelat e mbjella të mos cënohen.
Diskutime rreth kësaj post