Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se protesta e organizuar pak ditë më parë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike ishte thirrur nga qytetarët.
Mes të tjerash Basha tha se PD nuk fshihet, ka thirrur dhe do thërrasë protesta. Madje Basha paralajmëroi se PD do të thërrasë protesta edhe më të mëdha më të mëdha, siç nuk ka njohur ky vend.
“E keni parë pjesëmarrjen e PD në protestë. Jo si politikanë, por si qytetarë. Keni parë dhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade e të një vendi partner. Kur thërrasim protesta, nuk fshihemi pas askujt. Ne do të thërrasim protesta më të mëdha siç nuk ka njohur ky vend. Nuk është çështje partie, por kombëtare, qytetare. Ne jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur aktivizimin. Çdo akt provokativ do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, pasi nuk ishim ne që e çuam atë flamur atje. Ne do të mbështesim me çdo mënyrë dhe formë. Për këtë mos të keni as më të voglin dyshim. Në fushën e ligjit, teknologjisë dhe informacionit, integrimin europian, PD disponon potencialet njerëzore, profesionale, eksperët më të mirë.”, tha ai.
Ndër të tjera Basha u pyet për një frazë që ai përdori se; ‘Politikani duhet të mbajë përgjegjësi politike’, duke e lidhur me situatën brenda PD, nëse ai duhet apo jo të mbante përgjegjësi.
“U çudita që zgjati ka shumë. Kjo konferencë dhe ky komunikim ka të bëjë me diçka që lidhet me qytetarin, me familjen e tyre, me bukën e gojës, që përbëjnë 30% të atyre që nuk kanë bukën e gojës. Sot kam vendosur që mos të lejë asnjë padron tuajin, që të marrë peng këtë diskutim, jetik për shqiptarët. E kemi diskutuar më parë dhe më vonë do e diskutojmë.”, tha basha.
Po ashtu, gazetarët e pyetën Bashën për qëndrimin e PD për rritjen e çmimit të energjisë, ku lideri demokrat sqaroi dhe pikën e planin të rimëkëmbjes për subvencionimin.
“Qëndrimi politik ka qenë i qartë. Sa herë që kemi folur për energjinë. Do jetë në arkivat e televizionit tuaj dhe të portalit. Subvencionimi ka të bëjë me kategoritë në nevojë, me atë çmim që ka qenë i parritur dhe jo me atë që ai do të rrisë. Po bëjnë hesapet me Ardin, tigrin. Gropën e kanë gërmuar, tani do e mbushin. Jemi kundër rritjes, nëse jam i qartë.”, pohoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post