Gjashtë kryebashkiakë socialistë që dolën nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë denoncuar nga Partia Demokratike si persona me probleme me ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duheshin kandiduar.
Opozita ka paralajmëruar se do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh, që kanë probleme me drejtësinë.
Për avokatin Spartak Ngjela ata e kanë blerë me para postin.
Ngjela tha:
“Janë 6 kryebashkiakë që ikin. Një parti mund të gabojë me një. Ata ishin njerëz të thjeshtë të popullit, nuk kishin asnjë aktivitet politik. Përderisa kanë dalë të inkriminuar, kanë blerë dhe postet.”
Diskutime rreth kësaj post