Avokati Spartak Ngjela ka theksuar se me ardhjen e Joe Biden në pushtet reforma anti-korrupsion do të ketë më shumë ndikim, dhe liderit e politikës shqiptare do të detyrohen që të bashkëpunojnë.
“Reforma anti korrupsion dhe ardhja e Biden ka shumë ngjasë që të bashkojë këto krerët e partive të mëdha dhe besoj se do të rifillojë reformimi i skemës politike shqiptare. Korrupsioni është i kapur dhe ato që do të shpëtojnë nga korrupsioni do të jenë normal nuk e kam nxjerrë unë këtë por po të lexoni kushtetutën nuk i shpëton dot, ardhja e Biden do i japë më shumë vrull një gjë të tillë.
Reformën anti korrupsion e bën SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe të gjithë materialet kanë ardhur nga shërbimi amerikan. SPAK mezi doli pasi korrupsioni i lartë shtetëror nuk la gurë pa luajtur. Do ta shikoni se ambasadorja amerikane ka aktivitet shumë të madh, nuk e ka hobi ajo nuk e shikoni ju se ambasadorja amerikane ushtron forcë ajo tha që kanë ardhur dosjet”, ka thënë avokati për abc news.
Diskutime rreth kësaj post