Pati Vardhami është një politikane shqiptare në Greqi. Pjesë e partisë “Mera 25”, ajo garon për zgjedhjet në Paralamentin Europian.
Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, ajo tha se kandidon për të drejtat e komunitetit shqiptar dhe për të drejtat e grave.
Sakaq, Vardhami theksoi se prioriteti i saj janë emigrantët, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në Greqi.
“Jemi një parti e ndërtuar në 2016. Unë kam vendosur që të kandidojë si një grua emigrante në Greqi dhe ashtu siç themi në politikë, personalja është politike. Kështu që kandidoj për të drejtat e komunitetit shqiptar këtu dhe për të drejtat e grave.
Gjithmonë është shumë e rëndëisshme për të gjitha brezat. E vërteta është se dhe në brezin më të madh se unë ka pasur goxha persona dhe organizata nga komuniteti shqiptar që kanë qene të pranishëm dhe në politikë, pavarësisht se nuk kanë arritur te qendrat ku merren vendimet, por nuk jam unë e vetmja. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme, sigurisht kam dalë përpara, jam aktiviste në shumë organizata dhe ka akoma njerëz të moshave të reja që janë të organizuar, është shumë e rëndësishëm që të marrin pjesë. Jemi një komunitet me kontribut shumë të rëndësishëm në vend dhe duhet ta bëjmë veten tonë më të ndjeshëm si në politikë dhe në të përditshmen”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post