I ftuar në RTV Ora, doktor Ilir Alimehmeti, kandidat për primaret në PD, u shpreh se janë qytetarët ata që vendosin në primare se kë duan kandidat për bashkitë e vendit.
Ai tha se ofron transparencë dhe ndershmëri, pasi është një gjë që ka munguar deri më tani dhe theksoi se qytetarët duhet të ofrohen me politikën.
“Janë qytetarët që vendosin se kë duan kandidat për bashki. Secili nga ne në primare ka afërta për votuesin e djathtë, që janë mundësi të ndryshme për të fituar në 14 maj. Të gjithë kemi problemet e njëjta, kemi një filozofi të djathtë. Tezat tona janë të njëjta në këtë pikë, sepse jemi kundër vjedhjes dhe korrupsionit, apo politikave kundër familjes dhe njerëzve.
Unë ofroj ndershmëri dhe transparencë, pasi na ka munduar dhe nuk ka dënueshmëri. Unë vijë nga një punë e caktuar se cila në fund ka shërbimin ndaj njerëzve. E njëjta gjë është këtu, pasi kryetari i bashkisë ofron shërbime ndajnë njerëzve. Qyteti është një bashki njerëzish dhe qytetari duhet të jetë në qendër të kësaj gjëje. Është krijuar në distancë shumë e madhe mes qytetarëve dhe politikanëve.“-tha ai.
Alimehmeti shtoi se nëse nuk del fitues në primaret e PD-së atëherë nëse ftohet nga kandidati fitues do të kontribuojë për zgjedhjet e 14 majit.
“Nëse nuk dal unë fituesi, sepse nëse dal do të ftojë kolegët e tjerë, por objektivi do të jetë 14 maji 2023. Nëse votuesit do të vendosin për një ofertë tjerë, pasi shumica vendos dhe nëse më ftojnë do të ndihmoj kandidatin tjetër për zgjedhje. Puna do të jetë po e njëjtë, në nivel kapilar dhe familjar.”-u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post