Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka komentuar zgjedhjet e kryeministrit për të futur në listën e deputetëve në Partinë Socialiste dy figurat e njohura, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon.
Presidentin iu ka përgjigjur interesit të gazetarëve për dy figurat e njohura, Çomo dhe Bozo që do jenë pjesë e Partisë Socialiste.
Meta iu shmang pyetjes duke theksuar “Këto nuk janë ne interesin tim, nuk dua ti komentoj, por në interesin tim është kandidimi i figurave me integritet të lartë dhe të rëndësishme. Të japin një mesazh të qartë edhe me deputetët që do zgjidhen.
Dua të theksoj rëndësinë që qytetarët të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike që ata preferojnë dhe të votojnë në ato lista për kandidatin apo kandidaten që ata besojnë se kanë integritetin më të lartë për të përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin e ardhshëm. Të japin mesazhin e qartë të gjitha forcave politike se cilët janë deputetët e vërtetë që duan ti përfaqësojnë”, – u shpreh Presidenti Meta.
Diskutime rreth kësaj post