Pas komenteve që pasuan nga kandidatura për kryetar të KLSH e z. Bahri Shaqiri, presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve.
Ai u përgjigj shumë shkurt, duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.
“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta.
Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i besuar Ministrinë e Jashtme. Teksa u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij Meta tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë. “S’kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetin vendor. E kam të qartë si president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.
Prononcimi i plotë i Presidentit Meta
Pyetje: Zoti Meta, a ishte Kushtetuta e para kur firmosët për dekretin e zotit Bahri Shaqiri?
Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese, sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë të arsimit të tij në fushën e financave? Presidenti Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia.
Pyetje: Çfarë komenti keni për delegimin e detyrës që zoti Rama ia kaloi zotit Cakaj? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post