Kandidatja e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini, ka shkruar në faqen e saj në “Facebook” një mesazh për Sali Berishën, duke iu drejtuar si “zoti non grata” dhe duke i treguar publikisht se nuk bashkëpunon me të.
Ajo tha se pas atij mesazhi është në pritje të sulmeve, por sidoqoftë nuk do qëndronte pa i sqaruar Berishës së është pro amerikane, pro europiane dhe pro Mbretërisë.
“Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike! Partia Demokratike , nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në radhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike”, – u shpreh Drini.
Sipas saj, pjesëmarrja në garën elektorale është e vendosur dhe asnjë lloj presioni, apo bashkëpunimi nuk do e kthejë pas.
Diskutime rreth kësaj post